Hyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë dhe rrëmbimi i një serbi, çfarë dihet deri më tani?

Me 1 nëntor 2025, xhandarmëria serbe dyshohet se ka hyrë brenda territorit të Kosovës në afërsi të Leposaviqit, duke plagosur dhe rrëmbyer një qytetar të Kosovës, Milan Vukashinoviqin (M.V.), i cili është me nacionalitet serb.

Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës ditën e djeshme.

Sipas Policisë, disa persona të maskuar hynë në territorin kosovar, plagosën dhe rrëmbyen viktimën, të cilën më pas e dërguan në Serbi, në drejtim të qytetit të Nishit, me një autoambulancë.

Policia ka nisur hetimet dhe ka intervistuar dëshmitarë, ndërsa ka bashkëpunuar me KFOR-in për sigurinë në vijën kufitare.

KFOR-i reagoi duke konfirmuar për Dukagjinin se situata përgjatë Vijës Administrative është e qetë dhe se mbetet në kontakt me Policinë e Kosovës për këtë çështje.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e konsideroi ngjarjen një shkelje të rëndë të kufirit dhe e drejta e qytetarëve, duke bërë thirrje për reagim ndërkombëtar.

Ai tha se ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar, duke përmendur edhe incidente të mëparshme me xhandarmërinë serbe dhe një sulm terrorist në Banjskë.

Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, pretendon se ka qenë dëshmitar i ngjarjes. Sipas tij, Vukashinoviqi kishte shkuar të blinte mjaltë nga një person i Ushtrisë së Serbisë, Daki Antiq, kur u sulmua nga një grup i armatosur, pjesë e të cilit ishte edhe Milan Radoiçiq.

Radomiroviq i cili për “Betimi për Drejtësi“ thotë se Vukashinoviqi u transportua i plagosur në Spitalin e Prokupljes dhe më pas në Spitalin e Nishit, ku i ishte ndaluar personelit mjekësor të japë informacion për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai konfirmon se Vukashinoviqi nuk kishte hyrë kurrë në Serbi që nga viti 2022 dhe ishte i punësuar në pikën kufitare Jarinjë si punonjës sigurimi.

“Milan (Vukashinoviq) nuk i ka lënë institucionet e Kosovës që nga viti 2022 dhe që nga ajo kohë nuk shkon në Serbi. Në vitin 2024, Radoiçiq tentoi ta vriste Milanin duke i vendosur eksploziv nën makinë”, ka shtuar ai.

Vukashinoviq, ka dërguar edhe lokacionin ku pretendon se ndodhi ngjarja dhe thotë se për të gjitha këto ka dhënë deklaratë edhe Policinë e Republikës së Kosovës.

Policia: Xhandarë serbë të maskuar e plagosin dhe e rrëmbejnë një serb në Leposaviq

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika