Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka paralajmëruar paraqitjen e tij sonte në Debat Plus, ku do të zhvillohet përballja vendimtare me kundërkandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrulla Çeku.
Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Rama ka shkruar: “Shihemi sonte n’ Debat Plus”.
Emisioni, me autor dhe moderator Ermal Panduri në TV Dukagjini, do të transmetohet të enjten (sonte) nga ora 20:30, dhe pritet të jetë një nga debatet më të ndjekura të fushatës zgjedhore.
Për debatin e sontem, ka shkruar edhe Çeku.
“Të dashur qytetarë të Prishtinës. Sonte nga ora 20:00, jam i ftuar në Debat Plus, me Ermal Pandurin, për debat mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës.
Ju ftoj të ndiqni emisionin”, ka shkruar gjatë ditës Çeku.
Në studio do të ballafaqohen për herë të dytë Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku, pas debatit të parë të mbajtur më 9 tetor, ku mori pjesë edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.
Ky debat vjen vetëm pak ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.