Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 20:00 të së martës është përmbyllur procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 17 Qendra Komunale të Numërimit (QKN).
Komunat ku verifikimi tashmë ka përfunduar janë: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.
Sipas njoftimit, procesi i verifikimit po vazhdon vetëm në Qendrën Komunale të Numërimit të Mitrovicës së Jugut, ku pritet të përfundojë gjatë ditës së mërkurë.
Ky proces ka nisur në orën 16:20 të ditës së martë dhe po zhvillohet nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse zgjedhore.
“Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN):
Deri në orën 20:00 të së martës, është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.
Aktualisht, procesi i verifikimit që ka filluar në orën 16:20 të ditës së sotme, po vazhdon vetëm në QKN e Mitrovicës së Jugut dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së mërkurë.
Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR):
Të martën, në ora 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Vendvotimet që do të rinumërohen i takojnë zgjedhjeve për Kuvendin Komunal në Gllogoc dhe janë: 0324/01, 0325/01, 0322/01, 0320/01, 0318/02, 0317/04, 0317/03, 0316/02, 0312/02, 0310/03, 0310/02, 0304/01, 0321/01, 0324/03, 0327/01, 0315/02, 0316/01, 0308/01, 0320/02, 0306/01, 0301/05, 0301/04, 0328/02, 0326/03, 0311/03, 0340/03, 0311/05, 0310/01, 0323/03, 0322/0, 0323/02, 0311/01, 0330/01, 0324/02, 0317/01, 0317/02, 0324/02, 0309/01, 0309/02, 0310/05 dhe 0313/01″, thuhet në njoftimin e KQZs-së.