Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur parashikimin e motit për ditën e mërkurë.
Sipas raportit të IHMK-së, moti pritet të jetë kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të shpërndara në disa zona.
Temperaturat minimale parashikohen të luhaten nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 9-12 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-5 metra për sekondë, duke bërë që ditët të jenë relativisht të qeta.