Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të huaj në Lipjan për veprën “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur të martën e 11 nëntorit, njofton Dukagjini.
Tutje bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës.
“Një i dyshuar mashkull shtetas I huaj është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim policor.