Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla, kundër Televizionit T7 dhe gazetarit Leonard Kërquki.
Në reagimin e saj publik, AGK-ja e ka cilësuar si “të papranueshme dhe të padinjitetshme” gjuhën ofenduese të përdorur nga Gërvalla, duke theksuar se një sjellje e tillë është e papërshtatshme për një zyrtare të lartë të shtetit.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e vlerëson si të papranueshëm dhe të padinjitetshëm për postin që mban, sulmin me gjuhë të ulët të zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj Televizionit 7 dhe gazetarit Leonard Kërquki, autor i emisionit Pressing.