Vazhdon rinumërimi i votave në Mitrovicë: Diferenca mes Pecit e Tahirit?

Procesi i rinumërimit dhe verifikimit të votave në Mitrovicën e Jugut po vazhdon edhe të mërkurën, pas urdhërit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për rifillimin e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit. V

Vendimi u mor pas identifikimit të një problemi teknik gjatë procesit të mëparshëm të numërimit të fletëvotimeve.

Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë, gabimi është konstatuar nga kompania CETIS, e cila ka marrë përgjegjësinë për defektin e ndodhur në një nga katër kokat ose pllakat e printerëve me ngjyrë, që janë përgjegjëse për printimin e numrave të qendrave të votimit. CETIS ka theksuar se në rrethana normale një defekt i tillë është pothuajse i pamundur të ndodhë.

Për të garantuar transparencën dhe integritetin e plotë të procesit, Prokuroria Themelore ka caktuar dy hetues policorë, të cilët janë të pranishëm gjatë gjithë kohës në Qendrën Komunale të Numërimit, deri në përfundimin e plotë të rinumërimit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit ka nisur në orën 16:20 të ditës së martë dhe po zhvillohet nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse zgjedhore.

KQZ ka bërë të ditur se procesi pritet të përfundojë gjatë ditës së mërkurë.

Deri në ora 10:50 të mëngjesit të së mërkurës, janë procesuar 69 nga 105 vendvotime (ose 65.71%).

Sipas rezultateve të deri tanishme, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, prin me 51.27% të votave (11,218 vota), ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka 48.73% të votave (10,664 vota).

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika