Një person është arrestuar në Gjilan për lëndim të rëndë trupor.
Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se ngjarja ka ndodhur të martën teksa i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar me thikë dy persona të tjerë duke ju shkaktuar lëndime trupore.
Viktima janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit ne prezencë të avokatit është dërguar në mbajtje.