Hill: Nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë rrëzoi bindjet e Millosheviqit se shqiptarët nuk bashkohen për asgjë

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Kosovën gjatë luftës, Christopher Hill, ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë nga delegacioni shqiptar ishte një moment kyç që rrëzoi një nga bindjet më të forta të Sllobodan Millosheviqit, se shqiptarët nuk mund të bashkoheshin kurrë për një kauzë të përbashkët.

Në dëshminë e tij, Hill kujtoi atmosferën e bisedimeve të vitit 1999 dhe mënyrën se si marrëveshja u bë një sinjal i qartë për Serbinë se procesi politik ishte i pakthyeshëm.

Sipas diplomatit amerikan, delegacioni shqiptar arriti të paraqitej i bashkuar në Rambuje, pavarësisht dallimeve politike mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe grupit të intelektualëve të pavarur.

“Përderisa, Millosheviq kishte thënë shumë e shumë herë kishte thënë se shqiptarët nuk do të pajtohen dhe nuk bien dakord asnjëherë për asgjë dhe Marrëveshja në fakt e rrëzonte pikëpamjen e tij që shqiptarët nuk do pajtoheshin me asgjë”, ka thënë Hill.

Ai tregoi se kishte marrë sinjale pozitive nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, të cilët kishin shprehur mbështetje për marrëveshjen, megjithëse brenda komunitetit ndërkombëtar ekzistonin shqetësime për reagimin e Serbisë, e cila refuzoi ta nënshkruante dokumentin.

“Ajo çfarë më kujtohet është se i gjithë delegacioni i Kosovës ishte dakord për marrëveshjen dhe ishin pozitivë për nënshkrimin në Paris. Isha shumë i kënaqur, që ata s’kishin pasur qasje të njëjtë, në atë moment ishin në një mendje, ishin bashkë”.

“Shqiptarët u kthyen në Kosovë për të gjetur paqe, pas Rambujesë serbët u kthyen në Serbi për t’u përgatitur për luftë”, ka shtuar Hill.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika