Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Suharekë-Rahovec.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi, mes tjerash, bëri të ditur se e lënduara nga ky aksident është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
“Sot, më datë 12 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin, është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i automjetit, mashkull 58-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha Bytyqi.