Hill përfundon dëshminë në Hagë

Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill, ka përfunduar dëshminë e tij treditore para Dhomave të Specializuara në Hagë, duke u paraqitur si dëshmitar mbrojtës për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë dëshmisë, Hill foli për rolin e Thaçit brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në negociatat në Rambuje.

Ai theksoi se përshtypja e tij ishte se Thaçi nuk ishte një figurë vendimmarrëse brenda UÇK-së, duke shpjeguar se gjatë Rambujesë ai duhej të konsultohej paraprakisht me strukturat e tjera të organizatës dhe nuk mund të merrte vendime krye më vete.

Hill gjithashtu theksoi se UÇK-ja nuk kishte një hierarki të mirëfilltë, pavarësisht përpjekjeve të saj për të bindur SHBA-në se ishte një organizatë e strukturuar dhe e disiplinuar.

Ai shtoi se negociatat dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë hodhën poshtë pretendimin e Sllobodan Millosheviqit se shqiptarët nuk mund të pajtoheshin për asgjë.

Diplomati amerikan përsëriti se nuk kishte informacion që Thaçi të ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme ose shkelje të të drejtave të njeriut.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk kishte dijeni se Thaçi ishte themelues i UÇK-së, nuk e dinte kush lëshonte komunikatat brenda organizatës dhe nuk e konsideronte atë vendimmarrës kryesor.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika