Sami Kurteshi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Vetëvendosje, ka deklaruar përmes telefonit për Dukagjinin se nuk disponon asnjë informacion lidhur me procesin e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut.
“Hiq se kam asnjë informacion. Absolutisht, unë kam qenë dje, s’kam çka me deklaruar se nuk jam i informuar”, tha Kurteshi.
Ndërkaq, në QKN në Mitrovicë ka përfunduar procesi i numërimit dhe verifikimit të fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.