75 fletëvotime rezultuan të kenë qenë me problematiken e numrit serikë në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut.
Kështu tha kryesuesi i KKZ-së në Mitrovicë të Jugut, Bajram Hajdari, derisa tha se procesi i verifikimit të këtyre fletëvotimeve përfundoi në ora 14:00.
“Procesi i verifikimit të fletëvotimeve ka përfunduar në orën 14:00. Tash jemi duke bërë përgatitjen për bartjen e materialit në QNR në Fushë Kosovë. Sipas një verifikimi paraprak janë 75 fletëvotime për ato që po pyetni ju. Janë të të dy kandidatëve. Ato me kërkesë të policisë i kemi bërë kopje dhe i kemi dorëzuar dhe tani janë organet tjera”, tha ai.
Ndërsa ai tha se nuk ka njohuri nëse ndonjëra nga to ka qenë e pavulosur./EO