Dy persona janë arrestuar në rrugën “Nëna Terezë” në Istog pasi të njëjtit refuzuan t’ju binden urdhrit të dy zyrtarëve policorë civilë.
Si pasojë e kësaj gjatë arrestimit një zyrtar policor është lënduar, njofton Dukagjini.
Këtë për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Zyrtarë policor rreth orës 13:00 në “Nëna Terezë” në Istog, gjatë implementimin e një intervenimi kanë vërejtur se brenda një veture ishin dy persona që u kanë kërkuar që të dalin nga vetura. I dyshuari nga ana e pasagjerit është arratisur dhe ka nxjerr armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policor.. policët kanë marrë masa me komanda verbale ku më pas kanë arritur që ta arrestojnë – gjatë arrestimit një zyrtar policor ka marrë lëndime trupore, të dy persona e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor”, tha Gashi.