Krasniqi: Do të angazhohem për t’i fituar zgjedhjet dhe për ta larguar Albin Kurtin prej Qeverisë

Ndonëse dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), megjithatë Memli Krasniqi ka thënë se do të jetë në zyrat e tij në këtë parti dhe do të vazhdojë t’i shërbejë PDK-së dhe do të angazhohet t’i fitojnë zgjedhjet dhe Albin Kurtin ta largojnë prej Qeverisë.

“Unë do të jem sepse më takon të jem kujdestar dhe me u siguru që procesi deri të hënën shkon si duhet besoj  që shkon gjithçka në rregull. Unë i ftojë krejt anëtarët që përmbushin kriteret dhe kushtet që ta shprehin vullnetin e tyre, nëse ka, nëse jo besoj që është e lehtë me gjet një rrugë të përbashkët me udhëheqësin tonë të përbashkët. I takon pastaj kryetarit. Diçka me pas të qartë e mos me pasa spekulim, unë këtu vazhdojë me qenë, edhe zyrën këtu e kam, edhe punë këtu e bëjë edhe angazhimin e kam me fitu zgjedhjet dhe me hekë Albin Kurtin prej Qeverisë”, tha Krasniqi./EO

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika