Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e falënderuar për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij gjatë një periudhe që ai e cilësoi ndër më të vështirat për partinë.
Në një postim publik, ai ka vlerësuar lartë kontributin e Krasniqit në forcimin e PDK-së dhe ruajtjen e unitetit brenda strukturave të saj.
“Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira. Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im!
Gjatë fjalës së tij, në një konferencë për media, Krasniqi njoftoi se ka thirrur Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet Kryetari i ri i partisë teksa ofroi mbështetjen tij të plotë për Bedri Hamzën si kryetar i ri teksa u shpreh se Hamza gëzon respekt të plotë nga të gjithë anëtarët e PDK-së.
“E di se ajo ditë do të jetë dëshmi e pjekurisë sonë politike, e demokracisë sonë të brendshme dhe e forcës sonë për të ecur përpara”, deklaroi ai.
Dorëhiqet Krasniqi, pritet të pasohet nga Hamza në krye të PDK-së