Bytyçi: Dorëheqja e Krasniqit e papritur, lidhet me zgjedhjet tjera dhe rikthimin e Lladrovcit

Muhamet Bytyçi, njohës i çështjeve politike, ka vlerësuar dorëheqjen e Memli Krasniqit si të papritur, duke theksuar se pavarësisht tensioneve të muajve të fundit në PDK, një dorëheqje kaq e shpejtë nuk ishte pritur, sidomos me zgjedhjet lokale që ende nuk janë përmbyllur.

Ai ka shtuar se karriera e Krasniqit është lidhur ngushtë me PDK-në dhe se vendimi mund të lidhet me përgatitjet për zgjedhjet e reja dhe mundësinë e kthimit të Ramiz Lladrovcit në parti, duke synuar rezultate sa më të mira për subjektin.

“Sigurisht janë pritur zhvillime për shkak krejt tensioneve muajt e fundit që i ka pasur ky subjekt politik, mirëpo një dorëheqje kaq e shpejtë nuk është pritur, për shkak se ende nuk është përmbyllur  procesi për zgjedhje lokale”, ka deklaruar ai për emisionin FIVE.

“Nëse e shohim krejt karrierën e Memli Krasniqit politika është  lidhur me PDK është aktivistë i hershëm, shumë i përkushtuar…mendoj që kjo ka ardhur ndoshta për një vlerësim sa më të shpejt të fitoreve në zgjedhje lokale, duke pasur parasysh që shihet një mundësi e kthimit të Ramiz Lladrovcit në parti, dhe paraqitja e një rezultati sa më të mirë për PDK, dhe ndryshimet sa më të shpejta për shkak ë zgjedhjeve tjera që na presin ndoshta e ka ngut procesin”, ka deklaruar Bytyçi.

Ndërsa, gazetari Shkëlzen Dakaj ne emisionin FIVE, ka theksuar se dorëheqja e Krasniqit tregon pjekuri politike.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika