Gazetari Shkëlzen Dakaj ka vlerësuar se dorëheqja e Memli Krasniqit nga drejtimi i PDK-së nuk është e krahasueshme me përgjegjësitë që mban kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas Dakajt, gabimet dhe ndarjet brenda LDK-së janë më të mëdha dhe dorëheqja duhet të vinte nga Abdixhiku.
“Nëse e bëjmë një krahasim mes kryetarit të LDK dhe Memli Krasniqit unë mendoj e shumë më përgjegjësi të madhe si të themi dhe gabime më të mëdhaja që është dashur të reflektojë me një dorëheqje duhet të jetë Lumir Abdixhiku.
“Brenda LDK-së ka grupe të përçara deri në ekstremin më të madh. Edhe një dallim – Memli Krasniqi nuk ka qenë përjashtues, pavarësisht largimeve të disa njerëzve. Lumir Abdixhiku ka përjashtuar të gjithë akterët më të vjetër në parti dhe madje ka shkuar deri në ekstremet më të mëdha…Në gjuhën e Abdixhikut e kemi parë në debate dhe është distancuar nga e kaluara e njerëzve të LDK-së,” ka deklaruar Dakaj në emisionin FIVE.