Memli Krasniqi dorëhqiet nga drejtimi i PDK-së, kryetari i ri zgjidhet të hënën

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike. Ai tha se kryetari i ri duhet të jetë njëkohësisht kandidat për kryeministër, teksa përmendi nevojë për momentum të ri, bashkim dhe vizion të qartë para zgjedhjeve të reja parlamentare. Krasniqi theksoi se preferenca e tij për kryetar të ri të partisë dhe kandidat për kryeministër është Bedri Hamza

Tri ditë pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, Memli Krasniqi dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike e Kosovës.

Teksa foli për guxim dhe hapësirë për ndryshim, Krasniqi theksoi nevojën për një momentum të ri para zgjedhjeve që pritet të mbahen në Dhjetor – ku, sipas tij, kryetari i partisë duhet jetë edhe kandidat për kryeministër.

“Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për të qenë kryeministër i vendit, në zgjedhjet e ardhshme unë besoj që kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë. Andaj këtë vendim e kam marrë me bindjen si vendimin e duhur dhe në asnjë mënyrë se jam lodhur ose se jam zhgënjyer,  por sepse dua që partia jonë të marrë frymën e re që e meriton. Këtë, të jeni të sigurt të gjithë, e bëj me paqe në shpirt dhe dashuri në zemër. Në dashuri për PDK-në dhe në dashur për Kosovën”, ka deklaruar Memli Krasniqi, Kryetar i dorëhequr i PDK-së.

Pasi tha se mbetet pjesë e partisë, Krasniqi theksoi se PDK-ja është më e madhe se të gjithë dhe bëri thirrje për bashkim e vizion të qartë për të ardhmen.

Derisa zhvillimet në Drenas i quajti “vetëm një fusnotë” në çështjet e adresuara, ai tha se dorëheqja ishte “planifikim më i gjatë”.

Ndërsa, shprehu preferencën e tij për kryetarin e ri të PDK-së.

“Unë jam i bindur që kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza, sepse jam po ashtu i bindur se mund të jetë kryeministri më i mirë që mund të ketë Kosova sot. Dhe, normalisht, nëse miku im Bedri Hamza kandidon për të qenë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ai e ka mbështetjen time të plotë, sepse besoj në lidershipin e tij dhe besoj që është figura që mund t’i prijë Partisë Demokratike në fazën e ardhshme”, ka theksuar Krasniqi.

Krasniqi tha se nuk është konsultuar me ish-krerët e partisë në Hagë, por u shpreh se nuk pret që ata të befasohen.

Memli Krasniqi kishte marrë drejtimin e Partisë Demokratike më 3 Korrik 2021.

Nga Nëntori 2020, pas dorëheqjes së Kadri Veselit për të shkuar në Hagë, detyrën e kryetarit, për nëntë muaj, e kishte ushtruar Enver Hoxhaj.

Konventa e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike do të mbahet të hënën e 17 Nëntorit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika