Shtëpia e Bardhë: Demokratët po krijojnë narrativë të rreme për të njollosur Trumpin

Pamje nga videoja arkivore e Trump dhe Epstein në festë në vitin 1992.

Në përgjigje të fundit të një serie emailesh të publikuara nga Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, Shtëpia e Bardhë tha se bëhet fjalë për një përpjekje “për të krijuar një narrativë të rreme për të njollosur Presidentin Trump”.

Sekretarja për shtyp, Karoline Leavitt, deklaroi se “‘viktima e paemëruar’ e përmendur në këto email-e është Virginia Giuffre, e cila ka thënë vazhdimisht se Presidenti Trump nuk ka pasur asnjë përfshirje në ndonjë veprim të paligjshëm”.

Sidoqoftë, në momentin e publikimit emri i viktimës ishte redaktuar, dhe Leavitt nuk dha sqarime të tjera mbi këtë, raporton The Guardian, tansmeton Dukagjini.

“Presidenti Trump e largoi Jeffrey Epstein-in nga klubi i tij dekada më parë për sjellje të papranueshme ndaj punonjëseve femra, përfshirë edhe Giuffre. Këto histori nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje me keqbesim për të shpërqendruar nga arritjet historike të Presidentit Trump”, shtoi ajo.

Duke iu përgjigjur pyetjes për vlefshmërinë e këtyre email-eve, Leavitt tha qartë se “Këto email-e nuk provojnë asgjë përveç faktit që Presidenti Trump nuk ka bërë asgjë të gabuar. Jeffrey Epstein ishte anëtar në Mar-a-Lago deri sa Presidenti Trump e largoi për shkak se Epstein ishte pedofil dhe sjellja e tij ishte e papranueshme”.

Email-et e reja zbulojnë: Trump ishte në dijeni për veprimet e Jeffrey Epstein

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika