Ish-diplomati Blerim Canaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka interes të vërtetë për të formuar qeverinë e re.
Sipas Canajt, mungesa e përpjekjeve të LVV-së për të biseduar me partitë tjera opozitare tregon qartë se qëllimi i saj nuk është ndërtimi i një koalicioni, por krijimi i një situate që çon në zgjedhje të reja.
“Problemi është që unë e kam përshtypjen që LVV-ja nuk është fare e interesuar të ndërtoj qeveri. Për shkak se përpos që në politike duhet një etik, politika është para se gjithash edhe kompromis. Personat të cilët nuk dinë dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromise sipas mendimi tim në shekullin 21, s’kanë çka kërkojnë në politikë. Për shkak se në qoftë se është interes, pse duhet partitë tjera opozitare ta votojnë LVV-në. Pse duhet ta japin votën blanko. Sidomos kur nuk shihet farë një përpjekje nga ana e LVV që të arrijë, e as të bisedojë me partitë tjera opozitare. Në anën tjetër LVV duhet ta ketë të qartë një fakt, fakti është se nuk i ka 51 për qind të votave. Dhe nuk ka qenë vullnet i qytetarit që LVV të qeverisë vet. Andaj në qoftë se votojnë zotin Konjufca edhe partitë tjera, ato po e çojnë dorën kundër vullnetit të qytetarëve. Për shkak se vullneti i qytetar, në bazë të saj që e ka dhënë votën, thotë ne e duam një qeveri të koalicionit…
Interesi më i madh LVV-së është që të shkoj në zgjedhje. Pasi rezultatin ë ka tani, mund ta provojë edhe herën tjetër me të njëjtin rezultat, plus minus 3 për qind. Abin Kurti nuk ndan pushtet, kjo po shihet. Edhe tash nda për nda, si me nda pushtetin me 35 për qind, si me nda pushtetin 42 për qind, për të është njëjtë. Ka llogari me rreziku edhe një herë të rrezikojë të shkoj në zgjedhje. Prapë, fiton edhe nëse është afër me nda pushteti, nuk e arrin atë ëndrrën e tij, e nuk e arrin kurrë, mbi 50 për qind”, ka thënë Canaj.