Imeri: Mungesa e dializës nuk justifikohet, SHSKUK-ja po shfrytëzon mosformimin e institucioneve

Kryetarja e Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, ka komentuar krizën e fundit me shërbimet e hemodializës, duke e cilësuar situatën si pasojë të drejtëpërdrejtë të mosfunksionimit institucional dhe mungesës së llogaridhënies.

Në Debat Plus, Imeri ka thënë se zinxhiri i problemeve që ka kapluar sektorin shëndetësor nuk është rastësi, por rezultat i vakumit institucional.

Sipas saj, SHSKUK dhe menaxhmenti i saj po përfitojnë nga kjo amulli politike.

“Mendoj që pasojë e kësaj është mosformimi institucioneve. Dhe si pasojë e kësaj kanë rrjedh krejt këto probleme. Sepse konsideroj që nuk ka llogari dhënie. Me një far forme edhe SHSKUK edhe menaxhmetet janë duke e shfrytëzuar këtë tollovi, këtë mungesë të institucioneve. Ne jemi mësuar pas çdo problemi SHRKUK del me një komunikatë publike dhe me aq mbaron. Nuk dalin asnjëherë nuk dalin të ballafaqohen me palët.

Nuk e justifikon asnjë gjë as një arsyetim, asi i tenderit, as i anulimit mungesën e dializës”, ka thënë Imeri.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika