Arrestohet në Istog një person që kërcënoi policinë me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Istog për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës dhe mbajtje të paautorizuar të armës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, rreth orës 13:15, në rrugën “Nëna Terezë”.

Sipas njoftimit zyrtar, patrulla policore e cila po operonte me uniformë civile ka vërejtur një veturë të ndaluar dhe ka kërkuar kontrollimin e saj. Në momentin kur zyrtarët policorë kanë tentuar t’i afrohen veturës, personi i dyshuar ka ikur, duke mos respektuar urdhrin për t’u ndalur.

Gjatë tentimit për t’u larguar, i dyshuari ka nxjerrë një armë nga brezi dhe ua ka drejtuar policëve, duke krijuar rrezik të menjëhershëm për jetën e tyre dhe të qytetarëve përreth.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datën 12.11.2025, rreth orës 13:15, derisa patrulla policore nё rroba civile ishin nё rrugën ‘Nёna Terezë’ nё Istog, kanё vërejtur njё veturё e cila ishte e ndaluar, ku nga zyrtarët policorë ёshtё kёrkuar qё tё kontrollohen, por i dyshuari ka ikur, duke mos respektuar urdhrin e policёve qё tё ndalet dhe i njëjti gjatё ikjes ka nxjerrё njё armё nga brezi dhe ua kishte drejtuar zyrtarёve policorë.

Zyrtarët policorë kanё nxjerrё armёt zyrtare, me qёllim tё evitimit tё rrezikut pёr veten e tyre dhe qytetarёt, ku tё njëjtit i ёshtё dhёnё urdhёr verbal pёr lёshimin e armёs, me ç’rast ёshtё arritur neutralizimi dhe arrestimi i personit tё dyshuar, ku gjatё arrestimit ёshtё lënduar njёri nga zyrtarët policorë.
Nga i dyshuari janё sekuestruar: njё (1) armё zoraki kal 9mm dhe njё karikator i sё njёjtёs armёs.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje për 48 orё”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika