Hamasi forcon kontrollin në Gaza

Në Gazë, kontrolli i Hamasit po zgjerohet çdo ditë, teksa plani amerikan për ndërtimin e një administrate të re tranzitore mbetet pezull.

Sipas dëshmive të dhjetëra qytetarëve dhe tregtarëve të intervistuar nga Reuters, autoritetet e Hamasit kanë rifilluar të monitorojnë me rigorozitet lëvizjen e mallrave, të vendosin tarifa të fshehta dhe të kontrollojnë çmimet e produkteve bazë, veprime që kritikët i shohin si një përpjekje të qartë për të treguar se lëvizja nuk ka ndërmend të dorëzojë pushtetin.

Pas fillimit të armëpushimit të muajit të kaluar dhe tërheqjes së pjesshme të forcave izraelite, Hamas u rikthye me shpejtësi në zonat e evakuuara, duke eliminuar dhjetëra palestinezë të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin ose për krime të tjera.

Ndërsa komuniteti ndërkombëtar kërkon çarmatim të Hamasit dhe dorëzimin e pushtetit, ende nuk ka dakordim se kush do ta marrë drejtimin e Gazës në fazën e tranzicionit.

Banorët raportojnë se autoritetet islame kanë ngritur pika kontrolli përgjatë rrugëve kryesore, duke ndaluar kamionë, regjistruar çdo mall që hyn dhe, në disa raste, duke vendosur tarifa për produkte si cigare dhe karburant. Tregtarët që rrisin çmimet gjobiten, një politikë që për disa ul kostot, por për shumicën nuk mjafton përballë krizës ekonomike.

Hamas mohon se ka vendosur taksa të reja. Zëdhënësi, Ismail al-Thawabta deklaron se grupi po ushtron vetëm detyra humanitare dhe administrative të domosdoshme, duke insistuar se është i gatshëm t’ia dorëzojë pushtetin një administrate teknike, ashtu siç kërkon plani i presidentit amerikan Donald Trump.

Megjithatë, realiteti në terren, sipas analistëve, tregon një qasje krejt tjetër.

Ndërsa SHBA-ja thotë qartë se “Hamas nuk mund dhe nuk do të qeverisë Gazën”, zbatimi i planit amerikan për një qeveri të re tranzitore po has ngërçe të mëdha.

Forcat izraelite kontrollojnë ende më shumë se gjysmën e territorit, përtej të ashtuquajturës “Vija e Verdhë”, ndërsa vetë palestinezët mbeten të përçarë mes Hamasit dhe Fatahut. PA kërkon rol në qeverinë e re, por Izraeli e kundërshton rikthimin e autoritetit palestinez në Gaza.

Në zonat nën kontrollin izraelit, grupet palestineze kundërshtare të Hamasit po përpiqen të krijojnë hapësirë për vete, ndërsa në shumicën e territorit, ku jetojnë gati dy milionë banorë, Hamas mbetet autoriteti i vetëm funksional, duke zëvendësuar zyrtarët e vrarë dhe duke vazhduar pagesat për rreth 50,000 punonjës të administratës së tij.

Analistët paralajmërojnë se sa më shumë të vonohet zbatimi i planit të tranzicionit, aq më e fortë bëhet kapja e Hamasit mbi territorin. Aktivisti Mustafa Ibrahim thotë se lëvizja po shfrytëzon zbrazëtinë politike për të konsoliduar pushtetin.

Ndërkohë, në tregjet e Gazës, çmimet mbeten të paqëndrueshme.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika