Kurti: Sot me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar sot se prej këtij muaji hyn në fuqi rritja e pensionit minimal nga 120 në 150 euro.

Sipas tij, kjo rritje është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të mbështetur kategoritë më të cenueshme të shoqërisë.

“Nga ky muaj, pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj. Kurse sot me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara. Rritjen ekonomike dhe të buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë më së shumti nevojë”, ka shkruar Kurti.

Të fundit nga rubrika