“Bedelët nëpër degë, e dështimi për t’i bërë opozitë më të keqes që nga çlirimi”, Lladrovci kërkon reformë në PDK

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar dorëheqjen e Memli Krasniqit nga udhëheqja e Partisë Demokratike të Kosovës, duke kërkuar që përveç urimeve dhe mesazheve të unitetit, të adresohet edhe përgjegjësia brenda partisë.

Lladrovci tha se dy ditët e fundit janë karakterizuar me deklarime miqësore dhe përgëzime nga drejtues të PDK-së dhe qytetarë, të cilat kanë nxjerrë në pah të kaluarën dhe përkushtimin për unitet.

Por ai theksoi se kjo nuk mjafton, nëse nuk trajtohet organizimi i brendshëm dhe strukturat që sipas tij kanë prodhuar “bedelë nëpër degë” dhe kanë dështuar të bëjnë opozitë efektive ndaj qeverisë Kurti.

“Dy ditë, deklarime, përgëzime dhe urime nga drejtues qendror e lokal të PDK-së dhe qytetarë, kanë vënë në pah të kaluaren dhe zotimin për unitet, pas dorëheqjes së z. Krasniqi. Qëndrime miqësore e me mirëkuptim, është e kuptueshme.

Megjithatë, nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit dhe strukturës së partisë, për bedelët nëpër degë, apo për dështimin kapital për të bërë opozitë kundër qeverisjes aktuale që është më e keqja që nga çlirimi.
Për hir të unitetit, nuk po thuhet se ku u gabua, pozita dhe opozita më e madhe në Drenas janë PDK, vendimmarrësit nuk duan të cekin ende se PDK ka fituar në shtatë komuna.
Vepra ime jetësore është e pandashme nga Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe atdhetarët tjerë, ky fakt nuk do të duhej të keqpërdorej.
Pres që kandidati për kryetar të PDK-së ta ketë Platformën dhe deklaratën politike, pres ta prezantoj kryesinë e ngushtë dhe të gjerë e cila do të jetë e aftë ta largojë qeverinë aktuale nga degradimi i mëtejmë i shtetit.
Megjithëse nuk jam në Kosovë, zhvillimet në Kuvendin e PDK-së të hënën do ti ndjek me interesim, duke pritur përgjigjen se cila është rruga e partisë së heronjve tanë të luftës dhe paqes.
PDK është vetë liria dhe shteti i Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika