Hajdari kundërshton aktakuzën, arsyetohet për rezervat shtetërore

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar përmes një konference për shtyp pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale lidhur me skandalin e rezervave shtetërore, duke e cilësuar atë si të pabazuar dhe të ndërtuar pa marrë parasysh rrethanat e kohës.

Hajdari theksoi se vendimet për sigurimin e mallrave bazike janë marrë gjatë periudhës më sfiduese globale, ditëve të para të luftës në Ukrainë, kur tregjet botërore përjetuan çrregullime të thella.

Sipas aktakuzës, Prokuroria pretendon se Hajdari dhe të tjerët kanë shkaktuar dëm prej 3 milionë eurosh buxhetit të shtetit, duke favorizuar palë të treta gjatë procedurave për sigurimin e rezervave shtetërore në muajt shkurt–mars 2022.

Por Hajdari mohon kategorikisht akuzat, duke rikujtuar se Ministria e MINT kishte shpallur tri procedura të prokurimit për rezervat në vitin 2021, ku vetëm njëra kishte përfunduar me sukses ndërsa dy të tjerat kishin dështuar për shkak të mosofertimit nga operatorët ekonomikë.

“Prokuroria Speciale ka deponuar aktakuzë kundër meje dhe të tjerëve në Gjykatën Themelore ku PSRK pretendon që unë me dashje kam siguruar përfitim për persona të tretë duke dëmtuar buxhetin e shtetit gjatë procedurës së sigurimit të rezervës shtetërore të mallrave gjatë muajit shkurt dhe mars 2022. Më lejoni të ju njoftojë se rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit dhe situatave të përcaktuar në nenin 2 të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave. Kështu në 2021 ministria e MINT ka shpallur tri herë procedurat e prokurimit për të blerë një sasi të rezervës së mallrave nga të cilat një procedurë e prokurimit ka rezultuar me sukses, ndërsa dy të tjera kanë dështuar për shkak të mosofertimit të operatorit ekonomik. Mosmundësia e blerjes së mallrave bazike dhe konsolidimit të rezervës shtatore të mallrave është i dëshmuar nga tri procedurat e divizionit të prokurimit të MINT por që këto fakte Prokuroria Speciale nuk i ka marrë për bazë në hetim ndaj nesh…

PSRK pretendon se unë me dashje kam siguruar përfitim për persona të tretë dhe kam dëmtuar vendin 3 milionë euro. Në vitin 2021, MINT ka shpallur tri herë procedurat për rezervat, ku një ka përfunduar me sukses, ndërsa dy kanë dështuar për shkak të mos-ofertimit. Mosblerja e mallrave është e dëshmuar, por këto fakte, PSRK nuk i ka marrë për bazë. Ju rikujtoj se me shpërthimin e luftës në Ukrainë, periudha shkurt–mars 2022 ishte ndër më sfidueset. Sipas saj, pati fluturime në të gjithë zinxhirin global të furnizimit. Në javët e para të luftës, jo vetëm Ukraina, por edhe shumë vende tjera filluan me ndalimin e eksporteve. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e ndryshme ndërkombëtare, ku shihet se vendet kanë ndaluar eksportet”, ka thënë Hajdari.

Hajdari foli edhe për mënyrën se si Prokuroria Speciale kishte mbledhur provat, duke akuzuar se ato janë siguruar jashtëligjshëm.

Sipas saj, dy policë hetues pa certifikatë të sigurisë kanë marrë dokumentacion të klasifikuar në MINT.

“Të gjeturat e ashtqutjra prova janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhrin e Prokurorit Valdet Gashi i cili i ka dërguar në MINT pa certifikatë të sigurisë, kjo ndodhi me 1 gusht të 2023 ku dy policë hetues pa certifikatë të sigurisë, pra pa leje për asnjë në këto dokumente të klasifikuar sekret ka marrë materialin brenda një ore në departamentin e rezervës shtetërore të mallrave në kuadër të MINT duke u thirrë në autorizimin e prokurorit e PRKS-së Valdet Gashi. Ne nga MINT kemi denoncuar hetuesit në IPK, dhe IPK ka hasur hetim dhe ka konstatuar shkeljen ligjore me veprimin e policëve hetues duke konfirmuar se dy policët hetues nuk ishin të pajisur me certifikim e sigurisë së nivelit sekret. Në këtë raport të IPK i është kërkuar U.D të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale që ta udhëzojë inspektoratin policor për veprime të mëtejme. Pro kjo çështje është mbyllur nga vet prokurori Valdet Gashi…ne si MINT kemi dëshmi që e vërteton se me të pranuar raportin e IPK, prokurori Valdet Gashi ka pohuar se është në konflikt interesi dhe nuk mund ta trajtojë lëndën pasi që vet kishte autorizuar policët hetues të merrnin dokumentacionin. Dhe sic e theksova më vonë me 8 nëntor 2023, vet ky prokuror Gashi, edhe pse vet tha se ishte në konflikt interesi ka përpiluar raportin për mbylljen e rastit duke liruar policët”, ka shtuar Hajdari.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika