Kryediplomati gjerman pritet të vizitojë Ballkanin Perëndimor, të martën në Kosovë

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, do të ndërmarrë një turne diplomatik në të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë javës së ardhshme.

Vizita e tij fillon të dielën në Bosnjë e Hercegovinë, për të vazhduar në Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi, ndërsa në Kosovë pritet të mbërrijë të martën pasdite, më 18 nëntor.

Pas Kosovës, Wadephul do ta përmbyllë turneun në Maqedoninë e Veriut më 19 nëntor.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ministri gjerman do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Po ashtu, Wadephul do të vizitojë edhe trupat gjermane të KFOR-it.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika