Ministrja në detyrë, e MINT, Rozeta Hajdari ka thënë së kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka asnjë lidhje me skandalin e rezervave shtetërore, për të cilën tashmë është ngritur edhe aktakuzë ndaj saj.
“Nuk ka asnjë lidhje kryeministri Kurti, Kurti ka të vetëm lidhje që ka aprovuar me kolegjin qeveritar kërkesën tonë të ligjshme sipas ligjit në fuqi për largimin nga procedurat nga prokurimi publik, sepse dështuam tri herë kjo është e vetmja ndërhyrjeje ligjore të Qeverisë”, tha ajo në konferencë për media.
Ajo ka sulmuar edhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, duke përmend edhe kryeterroristin Millan Radojçiqin.
Ajo pretendon se po ndiqet politikisht veç për të luftuar Qeverinë.
“Prokuroria vendos që të më ndjek mua politikisht për të luftuar Qeverinë e cila atë dhe shefin e tij Blerim Isuaj nuk lejoj që të avancohen në pozita që të vazhdonin të vepronin në dëm të shteti e për interesa të ndryshime duke mos anashkaluar ato të Serbisë si në rastin kur kanë anuluar urdhër arrestin kundër Milan Radojçiq”, tha ajo./EO
Hajdari kundërshton aktakuzën, arsyetohet për rezervat shtetërore