Në emër të “kursimeve”, Qeveria në detyrë hoqi investime kapitale për pagesa të pensioneve

Qeveria në detyrë, e cila para dy javësh mori vendim për rritjen e pensioneve, mbrëmë vendosi për lëvizje të mjeteve buxhetore në vlerë të përgjithshme 42.7 milionë euro, në emër të kursimeve dhe ndarjeve. Nga ky total, pas ridestnimit rreth 24 milionë euro u ndan për pensione, pagesa sociale dhe të ngjashme. Këto mjete u hoqën mjete nga investime kapitale të parapara për këtë vit

Vetëm një ditë para ekzekutimit të pagesave për pensionet bazë, Qeveria në detyrë ka siguruar buxhet për rritjet që i bëri muajin e shkuar.

Kështu, në emër të kursimeve dhe ndarjeve buxhetore, Qeveria miratoi vendimin për ri-destnimin e mjeteve në vlerë të përgjithshme 42.7 milionë euro.

Këtë vendim pushteti në detyrë e mori mbrëmë vonë në një mbledhje elektronike.

Nga ky total, rreth 24 milionë euro u ridrejtuan në kategori buxhetore që lidhen me pensionet, pagesat sociale dhe të ngjashme.

Vetëm në kodin buxhetor “pensione bazike – sociale” shkuan afër 16.5 milionë euro.

Ndërsa te pagesat “për komuna për rastet sociale” u transferuan 5.5 milionë euro.

Po ashtu, pati ndarje në shuma më të vogla edhe në gjashtë kode tjera buxhetore të lidhura me kategoritë e pensioneve dhe pagesave sociale, në një total afër 2 milionë euro.

Më së shumti para u morën nga kategoria e investimeve kapitale – ku si kursime u regjistruan 21.8 milionë euro, ndërsa pas ri-ndarjeve mbetën vetëm 10.8 milionë euro.

Në emër të kursimeve para u morën nga më shumë se 120 projekte, përfshirë të tilla të pa përfunduara më 2025, si: ndërtimi i qendrës korrektuese për femra në Lipjan, 3.5 milionë euro; renovimi i Teatrit Kombëtar mbi 2.2 milionë euro; ndërtimi i objektit “ATK-Doganë në Prishtinë” 1.3 milionë euro, etj.

Në total, rritjen më të madhe e patën subvencionet dhe transferet – ku hyjnë pensionet, kategoritë sociale dhe ngjashëm – që, nga 19.6 milionë euro sa ishte te në tabelën e kursimeve te ajo e ndarjeve shkoi në 28.4 milionë euro.

Më 31 Tetor, Qeveria në detyrë mori vendim për rritjen e pensioneve bazë nga 120 në 150 euro.

Ky vendim ishte marrë pa e pritur fillimin e vitit të ri, teksa projektbuxheti mbetet peng i zhvillimeve në Kuvend.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika