Profesori i të drejtës penale, Kolë Krasniqi, vlerëson se thirrja e Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës për 17 nëntor është e përshpejtuar.
Krasniqi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se i gjithë ky përshpejtim për zgjedhjen e kryetarit të ri sipas tij u bë për shkak të situatës politike në të cilën gjendet vendi, njofton Dukagjini.
“Konventa u paralajmërua përpara se me shpallë Bedri Hamza kandidaturën dhe këtu e shoh si më ndryshe situatën – shpallja kandidaturës së tij është imponuar edhe nga situata e përgjithshme politike në Kosovë, e dimë që nuk kemi institucione dhe Kuvendi është në prag të mbajtjes së radhës ku do të definohet konstituimi i qeverisë ose shkuarja në zgjedhje – kjo ka bërë përcaktimin e shpejt të një konvente gjë që nuk është praktikë e partive pasi duhet pak kohë që të njihen kandidatët dhe t’i prezantojnë kandidaturën dhe vizionet e tyre e edhe të njihet elektorati me ta”.
“Duhet të kemi parasysh aspiratat e zotëri Hoxhajt që kërkon kohë t’i tregojë aspiratat e tij dhe të njoftoj elektroatin. Mirëpo caktimin e konventës për të hënën e shoh si të imponuar vetëm nga situata e përgjithshme politike që ndodhet si partia që është pa udhëheqje ashtu edhe situata politike në vend që kërkon konstituimin e PDK-së”, tha Krasniqi.