Todd Snider, kantautori i njohur amerikan i zhanrit alt-country, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur të shtunën nga shtëpia e tij diskografike, e cila publikoi një deklaratë në rrjetet sociale ku konfirmoi vdekjen e artistit një ditë pas ndodhjes së saj.
“Si t’i gjejmë fjalët për një njeri që gjithmonë i gjente fjalët e duhura; që dinte t’i distilonte përjetimet në thelbin e tyre përmes këngëve, duke ofruar kthesat më të ndjeshme, më therëse e më qesharake?”, thuhej në deklaratë.
Familjarët dhe miqtë e Snider njoftuan se ai ishte diagnostikuar me pneumoni në një spital në Hendersonville, Tennessee. Gjendja e tij u komplikua dhe u desh të transferohej në një institucion tjetër shëndetësor.
Diagnoza erdhi pak kohë pasi Snider anuloi turneun e tij, për shkak të një sulmi të dhunshëm që e kishte goditur në zonën e Salt Lake City, sipas ekipit të menaxhimit.
Turneu i pezulluar ishte menduar të promovonte albumin e tij më të ri, High, Lonesome and Then Some, i publikuar në tetor.