Rama i dërgon kërkesë urgjente Kurtit për buxhetin: Rrezikohen shërbimet publike në Prishtinë

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dërguar një kërkesë urgjente kryeministrit në detyrë lidhur me ndarjet buxhetore për vitin 2025.

Në kërkesë, Rama thekson se Ministria e Financave nuk ka dhënë përgjigje për kërkesat e shumta të drejtuara më herët, duke krijuar një bllokadë që rrezikon funksionimin e shërbimeve publike në kryeqytet.

Ai i kërkon kryeministrit në detyrë: Alokimin e plotë të të hyrave vetanake dhe zbatimin e vlerave të miratuara për Ndarjen Buxhetore 2025.

Rama ka thënë se është e papranueshme që qytetarët të bëhen peng i dinamikave politike dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika