Me 5 vota pro, Këshilli Prokurorial i Kosovës(KPK) ka vendosur shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Vendimi është marrë një ditë pasi Kelmendi u intervistua nga Prokuroria Speciale si dëshmitar për masakrën e Reçakut.
Në vend të tij, detyrën e kryeprokurorit do ta ushtrojë Agron Qalaj.
Kelmendi ka mohuar raportimet se ka qenë bashkëpunëtor i gjyqtares hetuese të rastit të Reçakut, Danica Marinkoviq.
Ai ka theksuar se gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka punuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe ka shfrytëzuar këtë pozicion për të ofruar dokumente Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si dhe mediave, për të mbuluar krimet e kryera nga Serbia.
Kelmendi: Kurrë s’kam qenë në Reçak para 2001, s’kam qenë as gjyqtar e as prokuror para vitit 2000