Qeveria në detyrë sot do të zhvilloj mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit për media, mbledhja pritet të nis nga ora 12:00 teksa në rend të ditës ka 14 pika, njofton Dukagjini.
Në mbledhjen e ekzekutivit sot pritet të shqyrtohen propozim-vendimet për disa shpronësime.
Po ashtu sot kabineti qeveritar në detyrë pritet të shqyrtojë propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në kategorinë e shpenzimeve “paga dhe shtesa” për nëntor 2025 për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
