
Drejtori i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Mentor Tahiri, ka zhvilluar një takim me ambasadorin jorezident të Republikës së Irlandës, Sh.T.Z. Ragnar Almqvist, ku u diskutua mbi bashkëpunimin bilateral dhe zhvillimet aktuale në Evropë dhe në rajon.
“Një takim përmbajtësor me Ambasadorin e Republikës së Irlandës, Sh.T.Z. Ragnar Almqvist.
Shkëmbyem pikëpamje mbi bashkëpunimin tonë bilateral dhe mbi dinamikat aktuale në Evropë dhe Rajon. Republika e Irlandës do të marrë Presidencën e BE-së më 1 Korrik 2026, një moment i rëndësishëm që pritet të sjellë energji të reja në proceset e zgjerimit dhe bashkëpunimit.
Falënderuam Ambasadorin Almqvist për diskutimin e hapur dhe konstruktiv, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Tahiri.


