Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në Prishtinë në lagjen “Marigona”, pasi dyshohet se është i përfshirë në “krim të organizuar”.
Policia në raportin 24-orësh, njofton se ndaj tij ekzistonte edhe një urdhër-arrest ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet suedeze.
Gjatë kontrollit në shtëpinë ku qëndronte i dyshuari, janë sekuestruar si prova materiale si 52,480 euro para të gatshme, një letërnjoftim dhe një patentë shoferi të falsifikuara, tre telefona celularë, një orë Rolex, dy DVR të kamerave të sigurisë dhe një veturë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.