Komuna e Prishtinës njofton se, edhe pse Asambleja Komunale e kishte miratuar më 27 nëntor 2025 vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në 2025, Ministria e Financave ende nuk i ka transferuar mjetet në buxhetin e Komunës.
Në njoftim, Komuna thekson se sapo mjetet të alokohen, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës. Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar duke theksuar se, edhe më 2 dhjetor, mjetet nuk janë bartur, pavarësisht miratimit të Asamblesë.
