Murati njofton se janë alokuar mjetet për pagesën e operatorëve të transportit publik në Prishtinë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se tashmë janë alokuar 2.7 milionë euro për kategorinë “mallra dhe shërbime”, të nevojshme për pagesën e operatorëve të transportit publik në Prishtinë, sipas vendimit të Kuvendit për të hyrat vetanake.

Murati ka theksuar se kjo pjesë e mjeteve është proceduar veçmas nga projektet kapitale, në mënyrë që të kryhet me prioritet, pasi projektet kapitale kërkojnë më shumë kohë për përpunim.

Ai ka theksuar se verifikimi i ligjshmërisë nga Ministria e Administrimit Publik dhe Ligjeve (MAPL) dhe Ministria e Financave dhe Politikës Tatimore (MFPT) është kryer dje në afat rekord.

Ministri ka kritikuar Komunën e Prishtinës për deklarata që sipas tij ishin dezinformuese, duke thënë se pretendimet se Ministria nuk po alokon mjetet nuk qëndrojnë, pasi procedurat ligjore nuk mund të tejkalohen.

“Gjithsesi, uroj që komuna të ketë vlerësuar saktë obligimet financiare në kategorinë mallra dhe shërbime, kur ka vendosur të ndajë vetëm 2.7 milionë euro, dhe tash të shlyejë të gjitha borxhet që ka ndaj operatorëve të transportit publik, e me këtë të marrë fund edhe farsa për gjoja bllokadën e pretenduar”, ka shkruar Murati në Facebook.

Punëtorët e transportit publik paralajmërojnë bllokim të rrugëve në Prishtinë

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika