Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar me shqetësim ndaj një incidenti që ka ndodhur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, ka penguar fizikisht punën e gazetarëve.
Në reagimin e saj, AGK i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë kushte të duhura dhe të sigurta për punën e gazetarëve në hapësirat dhe proceset që mbulon institucioni, duke mos lejuar që aktet e tilla të përsëriten.
“AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.