Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Nga periudha 24 – 30 nëntor 2025, gjithsej 24 subjekte politike plotësuan formularin online për certifikim, përfshirë 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Subjektet e certifikuara përfshijnë partitë e mëdha si LDK, PDK, AAK, VETËVENDOSJE!, si dhe partitë e komuniteteve të ndryshme, koalicionet dhe iniciativat qytetare. Kandidati i pavarur Nedźmidin Sejdilar gjithashtu mori certifikim.
Megjithatë, dy subjekte mbeten jashtë certifikimit. NISMA Socialdemokrate nuk certifikohet për momentin, pasi nuk kishte plotësuar listën e nënshkrimeve, edhe pse kishte përmbushur të gjitha kriteret tjera. Subjektit i është dhënë afat deri më 3 dhjetor, ora 12:00, për të përfunduar listën e mbështetësve, pas së cilës do të mund të certifikohet nga KQZ.
Ndërkohë, Srpska Lista (Lista Serbe) nuk mori votat e nevojshme për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, duke lënë të hapur mundësinë e ankimit eventual në PZAP
