Gjini: AAK synon rezultat dyshifror dhe garon e vetme në zgjedhje

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka deklaruar në Debat Plus se pas rezultateve të mira në zgjedhjet lokale, brenda partisë është krijuar një mobilizim i ri dhe i fuqishëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjini tha se AAK do të garojë e vetme, pa koalicione me asnjë subjekt tjetër politik në këtë proces zgjedhor.

“Aleanca pret një numër dyshifror në zgjedhje… Unë nuk garoj në këto zgjedhje për shkak se veç sa e kam dhënë betimin si kryetar komune dhe nuk kish logjikë me ndodh një gjë e tillë”, u shpreh ai.

Ai theksoi se struktura e AAK-së në të gjitha nivelet është tejet e motivuar.

“Mirëpo secili prej nesh, secili kryetar dege dhe të gjithë udhëheqësit prej nivelit lokal deri te niveli nacional janë shumë të motivuar dhe presim rezultat më të mirë se në zgjedhjet e kaluara”, tha Gjini.

Sipas tij, mobilizimi i brendshëm dhe pritjet e larta dëshmojnë synimin e AAK-së për të rritur dukshëm performancën elektorale në zgjedhjet e ardhshme.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika