Tragjedi në ujërat e Kretës: 18 emigrantë dyshohet se humbën jetën pasi varka u fundos

Përpjekja e 18 emigrantëve për të arritur në bregdetin jugor të Kretës, mes detit të trazuar, përfundoi në tragjedi, pasi varka me të cilën po lundronin u mbush me ujë dhe u fundos.

Varka u gjet gjysmë e zhytur nga një anije mallrash me flamur turk, e cila dha alarmin dhe njoftoi autoritetet.

Menjëherë nisi një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi nga Autoritetet Portuale të Kretës, të cilat mobilizuan mjete lundruese pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira të detit.

Sipas përditësimit të autoriteteve greke, dy anije të Rojës Bregdetare, një anije e Frontex, tre anije të tjera bregdetare, një helikopter Super Puma dhe një avion i Frontex u dërguan në vendngjarje për të kërkuar personat e zhdukur.

Ndërkohë, varka e emigrantëve ishte fundosur plotësisht. Dyshohet se 18 nga 20 emigrantët kanë humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë arritur të shpëtojnë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika