Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas mbledhjes së mbajtur të shtunën ka vendosur që sot të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekeve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.
Drejtori i sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala njoftoi për procesin.
“Ceremonia e tërheqjes së shortit do të mbahet të dielën, me fillim në ora 14:00 dhe për këtë janë ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike”, u shpreh Buzhala.