Të paktën 30 persona u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë të shkallës Rihter që goditi Japoninë verilindore të hënën në mbrëmje, duke detyruar mijëra njerëz të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.
Tërmeti ndodhi në orën 23:15 (14:15 GMT) në një thellësi prej 50 km, rreth 80 km larg bregdetit të rajonit Aomori, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Ai shkaktoi paralajmërime për cunami të cilat tani janë hequr, ndërsa u panë valë prej 70 cm, shkruan BBC.
Disa shërbime hekurudhore janë pezulluar dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si rezultat.
Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se një dridhje më e fortë mund të ndodhë në ditët në vijim – duke i kërkuar publikut të qëndrojë në gatishmëri të lartë për të paktën një javë, sipas raporteve të mediave lokale.