Mbappe fiton betejën ligjore ndaj PSG-së, klubi detyrohet t’i paguajë 61 milionë euro

Kylian Mbappe ka fituar procesin gjyqësor kundër ish-klubit të tij, Paris Saint-Germain.

Sipas raportimeve të mediave franceze dhe spanjolle, PSG është urdhëruar të paguajë 61 milionë euro ndaj sulmuesit aktual të Real Madridit.

Kontesti ligjor lidhej me një mosmarrëveshje të gjatë për paga dhe shpërblime të papaguara, ku Mbappé pretendonte se PSG i detyrohej rreth 55 milionë euro. Çështja ishte shqyrtuar nga Conseil de prud’hommes, gjykata franceze për mosmarrëveshjet e punës.

Në nëntor, përfaqësuesit ligjorë të të dyja palëve u paraqitën në seancë, ku Mbappe kërkoi fillimisht 263 milionë euro, ndërsa PSG kundërshtoi duke paraqitur një padi kundër me vlerë 440 milionë euro, duke e akuzuar lojtarin për veprim në keqbesim.

Avokatët e Mbappé e akuzuan PSG-në për metoda presioni dhe intimidimi ndaj lojtarit, duke i cilësuar si “praktika bullizuese”. Në anën tjetër, klubi parizien pretendoi se Mbappé kishte rënë dakord me presidentin Nasser Al-Khelaifi për të hequr dorë nga shuma prej 55 milionë eurosh, marrëveshje që sipas PSG-së u shkel pasi lojtari u transferua te Real Madridi.

Gjithashtu, PSG kërkoi dëmshpërblim duke pretenduar se kapiteni i Francës kishte fshehur qëllimin për të mos rinovuar kontratën, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare për klubin.

Megjithatë, gjykata vendosi në favor të Mbappé, duke urdhëruar PSG-në të paguajë 61 milionë euro, një shumë më e ulët se ajo e kërkuar fillimisht nga lojtari, por dukshëm në anën e tij.

Vendimi nuk e mbyll përfundimisht çështjen, pasi PSG pritet të apelojë këtë vendim në instancë më të lartë.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika