Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë ka filluar sot zyrtarisht, duke hapur garën për besimin e qytetarëve në votimin e 28 dhjetorit.
Gjatë periudhës së fushatës prej 12 ditësh, partitë politike do të zhvillojnë tubime elektorale, takime me qytetarët dhe aktivitete të ndryshme për të prezantuar programet e tyre dhe për të fituar mbështetjen e zgjedhësve.
Këto zgjedhje vijnë pas një periudhe të krizës politike në vend që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.