Policia ka bërë të ditur se të martën një burrë është plagosur në fshatin Nashec të Prizrenit.
Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njofton Dukagjini.
“Viktima ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit pasi në drejtim të tij dyshohet se ka shtënë i dyshuari. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, ndërsa arma (pistoletë) që dyshohet se është përdorur në rast me dy karikatorë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.