Tirana në qendër të kinemasë ballkanase: nis edicioni i nëntë i Balkan Film Market

Tirana po mirëpret edicionin e nëntë të Balkan Film Market (BFM), platformën rajonale që synon të afrojë industrinë audiovizuale të Ballkanit me tregun evropian të filmit.

Nga 16 deri më 20 dhjetor, kryeqyteti është shndërruar në pikë takimi për producentë, regjisorë dhe përfaqësues të institucioneve të filmit nga disa vende evropiane, të cilët po prezantojnë projekte, po shkëmbejnë përvoja profesionale dhe po ndërtojnë bashkëpunime të reja.

Balkan Film Market ka në fokus projektet në zhvillim dhe talentet e reja, duke ofruar panele profesionale, takime rrjetëzimi dhe mundësi konkrete për financim dhe bashkëprodhime ndërkombëtare.

“Jemi si tre muskëtierët me njëri-tjetrin. Para nëntë vitesh vendosëm ta çonim përpara këtë nismë dhe ta organizonim edicionin e parë të Balkan Film Market në vitin 2016. Ia dolëm të sillnim emra të njohur të kinematografisë nga Kana, Berlini, Roma dhe shumë vende të tjera evropiane e fqinje”, u shpreh Rafaela Rica, themeluese e BFM.

Edhe këtë vit, partneritetet ndërkombëtare mbeten thelbësore për marketin, me theks të veçantë bashkëpunimin me Italinë.

“Ky aktivitet ka lindur nga bashkëpunimi me Italinë dhe ka prodhuar projekte konkrete filmike mes vendeve të rajonit. I kemi dhënë jetë 10 projekteve filmike, cikleve të serive televizive dhe shumë bashkëpunimeve të përbashkëta. Tani është momenti të shohim projekte të reja dhe të prodhojmë së bashku”, deklaroi Ilir Butka, themelues i BFM.

Sipas organizatorëve, Balkan Film Market është shndërruar në një pikë referimi për kinemanë ballkanase dhe një dritare të rëndësishme për tregun evropian në zbulimin e talenteve të reja.

“Kjo është ajo periudhë e vitit kur Tirana mbushet me producentë dhe regjisorë, dhe kjo ndodh falë jush, sepse po bëni një punë të shkëlqyer. E di që këtë vit mbështetja nuk ishte e mjaftueshme dhe jo në nivelin që meriton kjo ngjarje. Megjithatë, mendoj se Balkan Film Market tashmë është një institucion për Shqipërinë dhe nuk duhet të varet nga gjendja shpirtërore e një drejtori apo institucioni, por të ketë mbështetjen e gjithë komunitetit të regjisorëve shqiptarë dhe ballkanas. Jam i bindur se vitin tjetër do të kemi lajme shumë të mira”, tha Jonid Jorgji, drejtor i QKK-së.

Një veçanti e këtij edicioni është pjesëmarrja e gjerë e emrave të rinj, ku rreth 90 për qind e të ftuarve marrin pjesë për herë të parë, ndërsa fokusi është vendosur te vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Këtë vit, 90% e pjesëmarrësve vijnë për herë të parë në Balkan Film Market. Që në fillim kishim një rregull të artë: kush vjen dy herë dhe nuk prodhon një projekt, nuk ftohet herën e tretë. Prandaj, ata që rikthehen, vijnë sepse kanë realizuar diçka konkrete. Këtë vit jemi fokusuar te gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe te bashkëpunimet me Italinë”, u shpreh Andamion Murataj, themelues i BFM.

Momenti kulmor i Balkan Film Market pritet të jetë më 19 dhjetor, me PitchBalkan, ku projektet filmike do të prezantohen përballë producentëve dhe financuesve evropianë.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika