Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka vendosur të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme, e cila shpalli të paligjshëm dhe shfuqizoi dy nene të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike.
Të mërkurën Duke aprovuar kërkesëpadinë e paraqitur nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Supremja ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar disa prej neneve bazë të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të miratuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton Dukagjini.
Me këtë vendim, Gjykata Supreme shfuqizoi: Nenin 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike (18 janar 2017); Nenin 2 të Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e këtij udhëzuesi.
Sipas Gjykatës, këto dispozita kanë krijuar paqartësi të theksuara juridike dhe ekonomike, duke cenuar të drejtën e konsumatorëve për një sistem të qartë, të parashikueshëm dhe në përputhje me ligjin.
Supremja shfuqizon dy nene të Udhëzuesit të ZRRE-së për liberalizim të tregut të energjisë